Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasje fizike në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin brenda kafazit të xhamit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje fizike në GJKKO, të pandehurit dhunojnë
Foto ilustruese

Një përplasje fizike është regjistruar në sallën e Gjykatës së Posaçme, ku të pandehurit janë konfliktuar brenda kafazit të xhamit. Në ambientet e institucionit kanë mbërritur forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve.

Mësohet se ngjarja është regjsitruar gjatë procesit gjyqësor paraprak me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj. Raportohet se të pandehurit kanë dhunuar Petrit Çakrajn, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.

Seanca është zhvilluar pa praninë e mediave, teksa pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat vijuese. Kujtojmë se të pandehurit e sipërpërmendur akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.

Renis Dobra u rrëmbye një vit më parë, më pas u vra dhe u hodh së bashku me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese