Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U përplas duke kaluar rrugën në Gëziq, 46-vjeçari VDES në ambulancë, shtetasja nga Kosova e mori përpara me makinë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
U përplas duke kaluar rrugën në Gëziq, 46-vjeçari
Pamje nga vendngjarja

Këmbësori që u përplas mëngjesin e kësaj të hëne pranë fshatit Gëziq, fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këmbësori i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga shtetasja kosovare me iniciale N.R, ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës orës 08:45, në Rrugën e Kombit, ku shtetasi K. A., rreth 46 vjeç, u përplas fort nga makina teksa tenntoi të kalonte rrugën.

Ashtu siç raportoi newsbomb.al para pak orësh, viktimë e këtij aksidenti të rëndë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Kujtim Aliu.

Fillimisht u raportua se për shkak të plagëve të marra, i plagosuri u nis me urgjencë në drejtim të Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.

Por fatkeqësisht mësohet se ai nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra duke dhënë frymën e fundit në ambulancë.

Ndërsa Policia ka shoqëruar shoferen e mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.  

Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese