Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Panik në Mamurras! Përfshihet nga flakët një byrektore, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shkruar nga Newsbomb
Panik në Mamurras! Përfshihet nga flakët një byrektore,
Foto nga vendngjarja

Një vatër zjarri ka rënë këtë të shtunë në një dyqan byrektore në Mamurras.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer brenda ambientit të biznesit, ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në objektet pranë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese