Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Takime të nivelit të lartë në Uashington, Nufi diskuton zgjerimin e partneritetit ushtarak me SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Takime të nivelit të lartë në Uashington, Nufi diskuton
Zyrtarja e DASH dhe Nufi

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Nufi u takua me zv.ndihmëssekretaren e Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe me zv.ndihmëssekretaren e Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ministri bëri të ditur se bisedimet u përqendruan te bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe te mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në sektorin e mbrojtjes.

“Departamenti i Shtetit, Uashington - Biseda konstruktive me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e Mbrojtjes”, shkruan Nufi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese