Në podkastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama komentoi dhe 35-vjetorin e Partisë Socialiste, një moment të cilin e vlerësoi si reflektim dhe angazhim për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Shqipëria sot ndodhet në pozitën më të mirë që ka pasur në historinë e saj.
Duke komentuar mënyrën e organizimit të protestave, për të cilat tha se ka pasur goxha politikanë pjesëmarrës, ndryshe nga seç është thënë, Rama theksoi në vitet e fundit vendi ynë ka përparuar goxha e kjo falë qeverisjes së Partisë Socialiste.
Po ashtu, Rama nënvizoi se Shqipëria sot e kësaj dite ka ende nevojë për zhvillim të mëtejshëm e kjo mund të arrihet falë punës së socialistëve, ashtu siç ata kanë bërë deri më sot, duke u ndalur këtu te ndërmarrje e reformave që kanë sjellë një ndryshim të dukshëm për vendin.
“Shqipëria nuk mund të ecë përpara, duke u paralizuar nga frika prej një ndryshimi të madh, prej një projekti të madh, prej një investimi që është më i madhi në historinë e vendit tonë.
Dhe, patjetër që, do të ecim përpara, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjojmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë, të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e Partisë Socialiste, që është forca që ka marrë reforma, ka ndërmarrë reforma të vështira, ka shtyrë përpara procese që shpesh janë kundërshtuar, por që sot kanë ndryshuar rrënjësisht edhe gjendjen, edhe pozicionin e Shqipërisë” tha Rama.
Më tej, kryeministri ndaloi dhe te “përplasja” e protestave më të fundit me festën e socialistëve, e cila përkoi me 35-vjetorin e PS-së. Për protestat Rama theksoi se po shndërrohen në një terren, që sipas tij po përplasen që interesat kombëtare.
Fjala e Edi Ramës:
Natyrisht që protesta është shëmbëlltyrë e një vendi demokratik. Natyrisht që është shëndeti demokratik i vendit që ka një protestë e cila lind dhe formësohet jo rreth partive, jo pas partive. Edhe pse tani partitë janë të gjitha të futura aty, duke hedhur gurët, e fshehur duart disa, ndërkohë që ndonjë tjetër, siç janë llapaqorrat, janë aty. Por po aq e rëndësishme është që të mos humbasim aftësinë për të dalluar mes debatit dhe histerisë, mes kritikës dhe shpifjes, mes argumentit pasionant dhe bullizmit, kërcënimit, presionit, denigrimit të tjetrit.
Shqipëria nuk mund të ecë përpara, duke u paralizuar nga frika prej një ndryshimi të madh, prej një projekti të madh, prej një investimi që është më i madhi në historinë e vendit tonë.
Dhe, patjetër që, do të ecim përpara, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjojmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë, të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e Partisë Socialiste, që është forca që ka marrë reforma, ka ndërmarrë reforma të vështira, ka shtyrë përpara procese që shpesh janë kundërshtuar, por që sot kanë ndryshuar rrënjësisht edhe gjendjen, edhe pozicionin e Shqipërisë.
Dhe, për këtë, mjafton të kthejmë mbrapa kokën, jo më shumë, po 10 vjet, dhe për të parë se ku ishim në raport me botën, në raport me ekonominë, me institucionet, me të gjitha. Dhe, faktikisht, nuk ka simbolikë më të fortë se fakti që ky 35-vjetor na gjeti edhe në pikën më të avancuar të rrugës sonë europiane.
Pak javë më parë hymë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësim, që është faza e mbylljes së kapitujve, duke afruar më shumë se kurrë me atë objektiv historik dhe strategjik që shqiptarët e kanë ndjekur me dekada dhe që ne e kemi fiksimin tonë ditë për ditë, ditë për ditë, ditë për ditë.

