Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E njohur për rolin në serialin “Dashuri e Ndaluar”, arrestohet aktorja Beren Saat në kuadër të një hetimi për drogë dhe prostitucion

Shkruar nga Newsbomb
E njohur për rolin në serialin “Dashuri e Ndaluar”,
Beren Saat

Policia turke ka arrestuar mëngjesin e djeshëm aktoren e njohur Beren Saat, e cila njihet nga publiku shqiptar për rolet e saj në serialin “Fatmagyl” ose te “Dashuri e Ndaluar”.

Operacioni u zhvillua nga ekipet kundër narkotikëve të Departamentit të Policisë së Stamboll, në kuadër të një hetimi të drejtuar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të ndaluarve raportohet se ka edhe figura të njohura nga industria e argëtimit.

Sipas mediave lokale, të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët dhe prostitucionin në Stamboll.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa dhe adresa të ndryshme, ekipet e antidrogës kanë sekuestruar lëndë narkotike, si dhe materiale që dyshohet se janë përdorur për trafikimin dhe shpërndarjen e tyre.

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se procedurat ligjore janë ende në zhvillim dhe se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me akuzat specifike ndaj secilit prej të arrestuarve apo fazën e procesit gjyqësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese