Një lajm i trishtë është mësuar së fundmi pasi bëhet me dije se është ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe profesori Faik Doda, figurë e njohur për kontributin e tij gjatë luftës por dhe në fushën e arsimit.
Lajmi i kobshëm është mësuar nga reagimet e familjarëve të tij të cilët bëjnë me dije se Doda ka mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme.
Një emër mjaft i njohur në historinë e Kosovës, Faik Doda ka shërbyer në radhët e UÇK-së gjatë luftës, ndërsa më pas është angazhuar në fushën e arsimit, ku ka edukuar dhe frymëzuar gjenerata të tëra nxënësish me ndjenja atdhedashurie dhe përkushtimi.
Ndarja e tij nga jeta ka lënë pas një plagë të pashërueshme për bashkëluftëtarët, kolegët dhe ish-nxënësit e tij, të cilët e kujtojnë si një njeri të përkushtuar ndaj vendit dhe arsimit.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të Faik Dodës për humbjen e njeriut të tyre të zemrës.
