Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren ku 4 të rinj janë përfshirë në një përleshje të rëndë fizike, pasi mësohet se kanë mbetur të plagosur me thika 3 prej tyre.
Mediat vendase bëjnë me dije se në këtë konflikt janë përfshirë Driton Sylejmani, Final Sylejmani, Ahmir Shabani dhe Alnis Shabani.
Paraprakisht raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për mosmarrëveshje mes dy palëve çka ka çuar deri në përdorimin e thikave duke lënë të plagosur 3 prej të rinjve.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë për të marrë mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e ngjarjes deri më tani mbeten të paqarta, ndërsa bëhet me dije se autoritetet vendase po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
