Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosja! Ja sa vota kanë marrë partitë e tjera

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kryeson Lëvizja
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri tani janë numëruar rreth 67% të votave.

Procesi gjatë ditës u raportua i qetë, përveç disa rasteve të cilat policia i procedoi për shkak të dëmtimit të fletëve të votimit. Paraprakisht sipas të dhënave të KQZ kuptohet se komunat e Veriut dhe ajo e Prishtinës kanë patur pjesëmarrjen më të lartë.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.78%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.92%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.95% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.76%. Në një tjetër raportim, AAK figuron me 8.31% të votave.

Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas përfundimit të plotë të numërimit dhe përfshirjes së votave të diasporës.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar duke thënë se qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë kulturë demokratike dhe përgjegjësi në këtë proces zgjedhor.

Këto janë vetëm rezultatet paraprake, ndaj mbetet të shihet se si do të ndryshojnë shifrat me përfundimin e numërimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese