Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për bisedime me aleatët kryesorë evropianë.
Bisedimet, të cilat janë të organizuara nga Kryeministri Keir Starmer në Downing Street përfshijnë gjithashtu Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelari Gjerman Friedrich Merz.
Tre fuqitë perëndimore përbëjnë të ashtuquajturin grup E3 dhe janë disa nga aleatët më të fortë të Kievit. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca udhëhe qin iniciativën e "koalicionit të të vullnetshmëve" për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën si pjesë e çdo procesi të ardhshëm paqeje.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Donald Trump nxiti Rusinë dhe Ukrainën që të nënshkruanin një plan për t'i dhënë fund luftës, ndërsa sot jemi në vitin e saj të pestë.
Zelenski, përmes një postimi në platformën "X" tha se fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë mbrojtja në luftë dhe bashkëpunimi për sigurinë e të gjithë Evropës në fushën e mbrojtjes ajrorë.
“Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave dhe duhet të jetë e fortë”, shtoi ai.
Ndërsa më herët ai akuzoi Rusinë për një sulm “të ndyrë”, pasi zyrtarët e Kievit thanë se një dron kishte goditur një depo për karburant bërthamor të shpenzuar pranë centralit bërthamor të Çernobilit.
Nuk pati të lënduar dhe zjarri u shua, ndërsa nivelet e rrezatimit mbetën të qëndrueshme.
