Foto ilustruese
Një tragjedi është shënuar ditën e sotme ku një anije me emigrantë u mbyt rreth 45 milje në juglindje të Maltës.
Sipas rojës bregdetare italiane, anija ishte nisur nga Libia dhe kishte rreth 60 persona në bord.
Një anije peshkimi që ndodhej pranë zonës arriti të shpëtojë 48 persona, ndërsa mbi dhjetë trupa raportohet se kanë humbur jetën.
Malta kërkoi ndihmë nga Italia për operacionin e shpëtimit, dhe rojet bregdetare italiane vazhdojnë kërkimet në det për të gjetur të mbijetuarit e tjerë.
Mediat e përshkruajnë këtë si një tjetër ngjarje e rëndë ku emigrantët, në përpjekje për të kaluar Mesdheun me mjete te rrezikshme gjejnë vdekjen.
Sondazh
Poll
