Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump thirrje Iranit: Kthehuni në tryezën e negociatave të arrini një marrëveshje

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump thirrje Iranit: Kthehuni në
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me sulmet e kryera sot nga Irani drejt Izraelit.

Ai i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave.

Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Trump tha se marrëveshja do të nënshkruhej në fillim të javës së ardhshme. Ai gjithashtu theksoi se forcat e armatosura janë në gjendje gatishmërie.

I keni lëshuar raketat tuaja. Kaq mjafton. Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Do të kisha thënë se marrëveshja do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën, dhe tani ndodh kjo. Forcat e armatosura amerikane janë në gjendje gatishmërie.”tha presidenti amerikan.

Kujtojmë ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, bëri thirrje që Teherani të digjet sot.

"Teherani duhet të digjet sonte!" shkroi këtë ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, në rrjetin social ‘X’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese