Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, deklaroi në takimin e ministrave të BE-së në Luksemburg se kontrollet kufitare të vendit janë të nevojshme dhe po japin rezultate.
Ai përmendi uljen e emigracionit të paligjshëm, kthimet mbrapsht dhe goditjen e rrjeteve të trafikimit.
Komisioni Evropian, nga ana tjetër, argumenton se reformat e fundit në politikat e emigracionit e bëjnë të panevojshme vazhdimin e kontrolleve, duke theksuar se numri i emigrantëve të parregullt është në rënie.
BE ka miratuar ligjin e ri të njohur si “Rregullorja e Kthimit”, që synon përshpejtimin e depërtimeve dhe krijimin e qendrave të ndalimit jashtë territorit të unionit.
Aktualisht, dhjetë vende të BE-së mbajnë kontrolle të brendshme, ndërsa Komisioni ka kërkuar heqjen graduale të tyre nga Gjermania, Austria, Franca, Italia, Holanda, Danimarka, Sllovenia, Suedia dhe Norvegjia.
