Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri.
Sipas burimeve paraprake, incidenti ka ndodhur në fshatin Sevaster. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat e incidentit, ndërsa ende nuk ka detaje mbi autorët apo motivet e mundshme.
Sondazh
Poll
