Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Autori i gjuajti efektivëve nga afër me automatik", ish-ministri i Rendit për operacionin e përgjakshëm në Lozhan: Një banor e lidhi pas kafshës dhe e mori zvarrë

Shkruar nga Newsbomb
"Autori i gjuajti efektivëve nga afër me automatik",
Foto ilustruese: Efektivi Enea Mekolli dhe autori Violand Braçellari

Detaje të reja po dalin nga operacioni i përgjakshëm në Lozhan, Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, dhe një tjetër polic u plagos. Ish-ministri i Rendit, Bajram Yzeiraj, ka reaguar ashpër, duke hedhur akuza mbi mënyrën se si u organizua ndërhyrja për arrestimin e kriminelit me rrezikshmëri të lartë, Violand Braçellari.

Unë e bëj përgjegjës drejtimin. Nuk ka mundësi që ky element me kaq rrezikshmëri, që i bënte karshillëk ligjit, policisë, shtetit. Edhe me shatarët e tjerë është sjellë keq, i trajtonte derisa i ka lidhur pas kafshës dhe i ka gjesdisur. Domethënë, ç’është ky Rambo? Kaq trim dhe këta heshtin nëntë vjet, dhjetë vjet heshtin me këtë njeri. Është e pafalshme, sepse është tjetër gjë të ikësh në drejtim pa ditur, ta shpallësh në kërkim dhe s’e ke zbuluar akoma vendbanimin e tij. Po kur ti e di shumë mirë, ai ka ngritur një ekonomi atje, nuk e ngriti për dy ditë e për pesë ditë. Shiko se çfarë sjell, se kollaj është të urdhërosh efektivët që nisuni për atje,”- tha Yzeiraj.

Ai shtoi se forcat e thjeshta nuk duhej të përballeshin drejtpërdrejt me një person të armatosur me automatik dhe aftësi snajperi:

Sipas ish-ministrit, ky rast tregon mungesë vlerësimi të rrezikut dhe planifikim të dobët nga drejtuesit e Policisë së Korçës, duke sjellë pasoja tragjike për forcat e rendit. Ai tha se kishin qenë të gjithë me antiplumba, por plumbi kishte shkuar përtej antiplumbit. Ai vrasësi ka pasur automatik dhe automatiku në distancë të afërt 100 m, bile edhe më shumë, ai të këput. Plus që ai ka qenë snajper. Ai ka gjuajtur në kokë të dy policët, qoftë i plagosuri, qoftë i vrari, plumbi i ka marrë jo në jelek. Jeleku mund të mbrojë aq sa mund të mbrojë, por automatiku është armë luftarake, nuk është armë policore.”- tha Yzeiraj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese