Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

LDK doli e treta por Vjosa Osmani s’e bën tragjike: Rezultati jep shpresë! Hapi i parë drejt ringritjes

Shkruar nga Newsbomb
LDK doli e treta por Vjosa Osmani s’e bën tragjike: Rezultati jep
Vjosa Osmani

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën sot në Kosovë, ku kjo parti ka marrë 17,69 për qind.

Osmani tha se në këto zgjedhje, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka pasur rritjen më të madhe në krahasim me forcat e tjera politike.

Sipas ish-presidentes, ky është hapi i parë drejt ringritjes dhe se ky rezultat jep shpresë.

Osmani: Dua edhe njëherë t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për përkrahjen që na kanë dhënë në këto zgjedhje, të cilat, përkundër kohës tepër të shkurtër që kishim në dispozicion për fushatë dhe për të prezantuar vizionin tonë, e rritën LDK-në apo votën elektorale për rreth 34 për qind, apo tani jemi në 20 mandate, e që është rritja më e madhe që ka pasur cilido subjekt politik që ka garuar në këto zgjedhje

Natyrisht që ky është veç hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe, edhe me shumë më shumë punë në terren, afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe më tej.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese