Kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një video në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, iu ka bërë thirrje votuesve që të marrin pjesë në votimet në dy orët e fundit të zgjedhjeve që po mbahen këtë të diele në Kosovë.
Kurti ka ftuar kosovarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre, pasi sipas tij, një vendimmarrje e gjerë, e bën demokracinë më të fortë.
Më tej, kryeministri kosovarë fton qytetarët që ndodhen me punë jashtë komunave që jetojnë, të votojnë në komunat që ndodhen.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar. Të gjithë ju, që ende nuk keni votuar, ju lutem ta bëni një gjë të tillë. Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë. E ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë.
E juve që ju ka zënë puna të jeni në komuna tjera, mund të votoni me kusht në cilëndo komunë ku jeni. Secila komunë e ka një qendër të votimit bash për këtë punë. Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund! Ju dua.
