Pas takimit me banorët e Vlorës, teksa po dilte Edi Rama u pyet nga një gazetar italian, mbi mundësinë e investimeve në vend teksa po zhvillohen protesta masive.
Pas takimit me banorët e Vlorës, kryeministri Edi Rama u ballafaqua me një gazetar italian, i cili e pyeti mbi klimën e investimeve në Shqipëri në kushtet kur vendi po përjeton protesta të gjera.
Rama u përgjigj se “Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara”, duke nënvizuar se tensionet politike nuk e ndalin rrjedhën e zhvillimit.
Gazetari e sfidoi më tej me pyetjen nëse Rama u gjunjëzohet liderëve të huaj. Kryeministri, me një ton ironik, tha:
“Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.” Kur u përmendën emra si Donald Trump dhe Ivanka Trump, Rama u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë një gjest të tillë ndaj tyre.
Intervista e shkurtër:
Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri?
Rama: Çfarë?
Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri?
Rama: Pse, çfarë ndodhi?
Gazetari italian: Sepse ka protesta.
Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.
Gazetari italian: Po, a nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak liderëve?
Rama: Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.
Gazetari italian: Po Trump-it?
Rama: Nuk më keni parë ndonjëherë në gjunjë.
Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…
