Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Tedi Kopliku, ka deklaruar se nesër nuk do të marrë pjesë në protestën e organizuar në Shkodër kundër projektit të Zvërnecit.
Kopliku, në një postim në Facebook, shkruan se e ka mbështetur këtë protestë, por sipas tij, i është ndryshuar agjenda dhe i është kërkuar të marrë pjesë si qytetar dhe jo si politikan.
“Që qyteti ynë ka një problem, këtë e dimë të gjithë. Por që dikush të vijë e të na tregojë vendin pas 300 vitesh në këtë qytet, më duket e tepërt”, thekson ai.
Po ashtu, ish-kandidati për deputet shkruan se në asnjë vend të botës nuk është kërkuar arrestimi i liderit të opozitës në një protestë.
Postimi i plotë:
Distancohem nga protesta e nesërme në Shkodër.
Para disa ditësh u shpërnda posteri i parë. E shpërndanë shumë qytetarë, pjesë të strukturave të PD-së, njerëz pa parti dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ndër to edhe unë. Për familjen e për Shqipnin me shqiptar vendosa t'i bashkohem.
Dy ditë më pas doli një tjetër poster. Jo vetëm kundër regjimit, por edhe kundër opozitës. Jo vetëm që nuk u dha asnjë shpjegim për ndryshimin e bërë natën e fundit, por një nga përfaqësuesit fantazmë më tha: “Mos hajde në protestë, veç si qytetar.”
Që qyteti ynë ka një problem, këtë e dimë të gjithë. Por që dikush të vijë e të na tregojë vendin pas 300 vitesh në këtë qytet, më duket e tepërt.
Në politikë nuk ndiqet ajo që është “cool”, por ajo që është e drejtë. Unë kam zgjedhur të angazhohem me përgjegjësi në politikë dhe nuk do të jem kurrë aventurier në histerinë kolektive që na ka sjellë deri këtu.
Kurthi i një narrative kundër opozitës është po aq i rrezikshëm sa heshtja. Kam jetuar në dy shtete të ndryshme, kam studiuar historinë e njerëzimit dhe askund nuk kam hasur thirrje që një shoqëri nën regjim të kërkojë arrestimin e liderit të opozitës, bashkë me arkitektin e regjimit
