Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tjetër incident në Vlorë! E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë dhe tentojnë t’i mbyllin gojën (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër incident në Vlorë! E reja bën thirrje kundër
Momenti i incidentit

Një tjetër incident është regjistruar në festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Vlorë.

Një e re, e cila ka bërë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, është larguar me forcë nga punonjësit e sigurisë së eventit. Në një moment, ata kanë tentuar të mos e lejojnë të flasë, duke i vendosur dorën në gojë.

Më pas kanë ndërhyrë qytetarë të tjerë, të cilët i kanë dalë në mbrojtje të resë. Nuk dihet nëse ajo është shoqëruar në polici.

Video Credits: Disidentët 

Ndërkohë, më herët, punonjësit e sigurisë kanë grisur pankartën e një qytetareje që mbështeste protestën kundër investimit në Zvërnec.

Sipas raportimeve, siguria nuk e ka lejuar qytetaren të vijojë thirrjet e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe disa prej të pranishmëve në festën e PS-së në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese