Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protesta për Zvërnecin i kalon kufijtë e Shqipërisë, shqiptarët protestojnë para ambasadës në Munich

Shkruar nga Newsbomb
Protesta për Zvërnecin i kalon kufijtë e Shqipërisë,
Protesta në Berlin

Protesta kundër projektit të Zvërnecit duket se ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur para selisë së Ambasadës Shqiptare në Mynih të Gjermanisë.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Newsbomb.al, me pankarta në duar dhe flamurin kombëtar, shqiptarët kanë bërë thirrje kundër projektit të Zvërnecit.

Vlen të përmendet se protestuesit kanë marrë me vete edhe fëmijët e vegjël.

Po ashtu, nesër është paralajmëruar një protestë edhe në Londër, ku sipas burimeve të Newsbomb.al, organizatorët kanë marrë leje nga autoritetet lokale.

Mësohet se protesta në Londër do të fillojë në orën 19:00 dhe të pranishëm pritet të jenë qindra shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese