Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Nuk ishim kaq të zgjuar si ju sot", Alfred Cako i bashkohet protestës: Populli është si dragoi, duket sikur fle

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk ishim kaq të zgjuar si ju sot", Alfred Cako i bashkohet
Alfred Cako

Alfred Cako i është bashkuar protestës për Zvërnecin para Kryeministrisë ku gjatë fjalës së tij kujtoi lëvizjen studentore të dhjetorit të 1990-ës duke e lidhur me gjendjen aktuale të Shqipërisë. Ai bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndryshimin në sistemin politik.

Sot e shoh në çfarë gjendje ndodhet Shqipëria, populli është si dragoi, duket sikur fle, por kur duket sikur fle, ai është më i rrezikshëm se kurrë për të gjithë diktatorët”, tha ai, ndërsa përsëriti thirrjen për dorëheqjen e tij. Unë kam qenë në moshë tuaj kur kam qenë student i dhjetorit dhe kemi qenë të parët që kemi thirrur: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Nuk ishim kaq të zgjuar si ju sot. Sot e shoh në çfarë gjendje ndodhet Shqipëria, populli është si dragoi, duket sikur fle, por kur duket sikur fle, ai është më i rrezikshëm se kurrë për të gjithë diktatorët.

Qeveritarët këtu i kanë mbyllur sytë dhe veshët. Dua t’i them Edi Ramës se ka dy rrugë për t’u larguar, ose të largohet nga marrëveshja me popullin që ka dalë në këtë shesh të madh… rrugë të dytë nuk ka. Largohu dhe pastaj vendi ka nevojë për një kontratë të re sociale.

Kur shteti të vihet në ekuilibër, kur të ketë president të dalë nga populli, kur të ketë këshillin presidencial, ku kryeministri të mos ketë mundësi të jetë më shumë se dy herë kryeministër. Ky vend duhet vënë në shina dhe, mbi të gjitha, të jetë diktatura e popullit.

Sot këtu vendoset fati i 15 viteve të pakta, i atyre që do të drejtojnë Shqipërinë, duhet të jemi të kujdesshëm sepse këtu kanë sy e veshë të gjithë ata që janë të interesuar për Shqipërinë, si miqtë ashtu edhe armiqtë, ne gardhin duhet ta mbajmë me të dyja palët. Edi Rama dorëhiqu! Të ndryshojë kodi zgjedhor”, tha ai.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese