Gjashtë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, pasi akuzohen për përfshirje në trafik droge, mashtrim dhe pastrim parash.
Policia bën me dije se bëhet fjalër për K. Q., alias J. H., alias J. Q., 44 vjeç; - Sh. K., 44 vjeç; - A. P., alias Sh. P., 38 vjeç; - D. P., alias E. S., alias D. B., alias F. P., 39 vjeç;, të përfshirë në trafikun e drogës.
Ndërsa po ashtu u ekstradua edhe një 30-vjeçar i përfshirë në pastrim parash dhe një tjetër shtetas i kërkuar për mashtrim.
Ende nuk dihen se cilët janë personat që janë ekstraduar, ndërda në njoftim theksohet se hetimet për rastin janë kryer në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, duke garantuar kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Finalizohet ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe i 6 shtetasve të kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.
Të ekstraduarit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe, u finalizua ekstradimi në Shqipëri i shtetasve:
- K. Q., alias J. H., alias J. Q., 44 vjeç;
- Sh. K., 44 vjeç;
- A. P., alias Sh. P., 38 vjeç;
- D. P., alias E. S., alias D. B., alias F. P., 39 vjeç;
të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu u ekstradua shtetasi:
- I. L., alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
si dhe:
- M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vendosjen e tyre përpara drejtësisë.
