Një 34-vjeçar ka ja humbur kontakten me familjarët e tij, të cilët janë alarmuar sot Tiranën. Eglant Koçi, nuk është parë dhe nuk ka komunikuar me familjarët e tij prej mesit të ditës së sotme.
Sipas të dhënave të familjarëve, momenti i fundit kur Eglant u pa ishte rreth orës 11:20, pranë Sheshit Wilson, teksa po lëvizte me automjetin e tij me targa CT969.
Video të siguruara nga zona tregojnë se ai ndodhej në lëvizje, por më pas humbi çdo gjurmë.
Familjarët janë të shqetësuar dhe bëjnë apel për ndihmë nga qytetarët, ku çdo informacion mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij. Ata mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 068 506 1619.
Policia është në kërkim, ndërsa ka shpërndarë informacionin për të ndihmuar në gjetjen e 34-vjeçarit.
