Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dosja “Partizani”, DËSHMON në GJKKO ish-drejtoresha e Sporteve: Kishim për qëllim zhvillimin e sportit elitar

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Partizani”, DËSHMON në GJKKO ish-drejtoresha e
GJKKO

Është duke u mbajtur ditën e sotme në GJKKO seanca e rradhës për dosjen “Partizani” ku janë marrë të pandehur Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe të tjerë. Ndërkohë që sot kanë dëshmuar persona të rëndësishëm të kësaj afere.

Ndër ta edhe ish-drejtoresha e Sporteve Voioleta Shqevi e cila është thirrur bashkë me ish-ministrin Ylli Pango. Shqevi është sh[rehur para trupës gjykuese se ajo ka qenë koordinatore e strategjisë së sportit 2008-2020, duke thënë se qëllimi i kësaj strategji kishte synim zhvillimin e sportit elitar.

Si[as saj, Klubi sportiv Partizani ishte rëndësi për sportin dhe njëkohësisht dispononte asete të konsiderueshme.

Pjesë nga dëshmia

Përgjigjja e Shqevit për SPAK

Violeta Shqevi: Kam qenë e punësuar pranë Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve, fillimisht si juriste në vitin 2007, më pas si drejtoreshë. Kam qenë në rolin e kryetares dhe koordinatores së Strategjisë së Sportit 2008-2020.

Qëllimi i strategjisë ka qenë zhvillimi i sportit elitar dhe i sportit masiv, gjë që do të arrihej përmes disa mekanizmave të rëndësishëm, siç ishte rritja e infrastrukturës sportive në vend. Në atë kohë, klubet sportive ishin persona juridikë publikë. Synohej modernizimi i klubeve sportive, të cilat do të kishin një qasje të re dhe duhej të ishte e qartë mënyra se si do të zhvilloheshin. Na ishte lënë një afat dyvjeçar.

Klubin Partizani e njoh si klub sportiv. Në atë kohë ne menaxhonim të gjithë klubin shumësportësh, me përjashtim të futbollit. Klubi kishte asete që nuk ishin në përgjegjësinë tonë të drejtpërdrejtë dhe për këtë arsye u shfaqën shqetësime nga drejtuesit.

Asetet ndodheshin në qendër të klubit. Zona ishte pranë shkollës “Naim Frashëri”, poshtë rrugës “Frosina Plaku”. Sipër palestrës së gjimnastikës kishte një palestër tjetër, ndërsa në një godinë tjetër zhvillohej mundja dhe disa sporte të tjera. Për ne ishte shumë i rëndësishëm zhvillimi i aktivitetit sportiv. Klubi Sportiv Partizani ishte shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë.

Në tetor 2007 kam qenë pjesë e stafit të Drejtorisë Juridike. Sigurisht që shihej një qasje e re për zhvillimin e sportit. Shteti kishte vendosur një afat dyvjeçar për transformimin e klubeve sportive në shoqëri aksionare. U pa si e rëndësishme që të përfshiheshin edhe të tretët dhe të merreshin në konsideratë format e koncesionit.

Në vitin 2008 u ngrit një grup teknik për përcaktimin e disa objektivave strategjikë për zhvillimin e sportit, një prej të cilëve ishte infrastruktura. Drejtoria e Sportit ka qenë e qartë dhe e prerë; ne kemi kërkuar rritje të infrastrukturës sportive dhe kemi bërë përpjekje për sigurimin e sipërfaqeve, pasi ekspertët teknikë ishin shprehur se sipërfaqja sportive për frymë në Shqipëri ishte 0.008.

Ne propozuam që të zbatohej modeli rumun, sipas të cilit ministria përgjegjëse për sportin dhe qeveria do të duhej t’i zëvendësonin këto sipërfaqe në një vend tjetër. Ky ishte vendim i qeverisë, por ne duhej të ishim konsekuentë në mbështetjen e grupit teknik.

Ne ishim pro rritjes së infrastrukturës sportive, pa ndryshuar destinacionin e saj. Nuk ishim ne vendimmarrësit; ne kërkuam zbatimin e ligjit.

Përgjigjja e Shqevit për mbrojtjen

Violeta Shqevi: Kompetencat e mia ishin organizimi i drejtorisë përkatëse, hartimi i politikave dhe detyra të tjera në përputhje me legjislacionin. Ne nuk kishim lidhje me pasuritë e paluajtshme. Klubi sportiv, sipas ligjit, është një organizatë sportive që funksionon si shoqëri aksionare pas vitit 2005. Objektet sportive janë objektet sportive të mbyllura.

Strategjia për të cilën po punonim vazhdonte të trajtohej pranë Ministrisë së Financave. Kjo e fundit pretendonte se kostot ishin të larta. Për këtë arsye strategjia nuk mori miratimin e Ministrisë së Financave. Strategjia nuk u miratua për shkak të mungesës së fondeve gjatë vitit 2008.

Kujtojmë se në dosjen e saj në SPAK, Violeta Shqevi, përmendet për një shkresë të datës 26 nëntor 2008 përmes së cilës i thoshte ministrit Pango dhe drejtuesve të tjerë të dikasterit se edhe klubi sportiv Partizani por edhe klubi i futbollit me të njëjtin emër funksionin normalisht dhe aktiviteti i tyre duhet mbështetur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese