Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Grabitësi u shfaq në bankë dy herë", detaje nga grabitja e 60.000 eurove te OTP: Shkoi tek arka sapo punonjëset tërhoqën valutën, grupi hetimor dyshon për bashkëpunëtor nga brenda

Shkruar nga Newsbomb
"Grabitësi u shfaq në bankë dy herë", detaje nga
Filiali i bankes OTP te Komuna e Parisit

Një sasi prej 60 mijë euro, ka arritur të marrë nga arka e bankës “OTP Bank”, autori që në 2 Qershor depërtoi lehtësisht në ambientet e brendshme dhe më pas sërish lehtësisht ai u largua menjëherë duke përdorur një skuter.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës, përmes një seri kamerash kanë arritur të zbulojnë drejtim lëvizjen e grabitësit, por ende nuk kanë mundur ta identifikojnë atë.

Deri në këto momente ku ndodhet hetimi, dyshimet flasin se grabitësi mund të ketë bashkëpunuar me një anëtar të personelit të bankës, pasi ai ka qenë fizikisht brenda në ambienteve të bankës në dy moment shumë të rastësishme.

Së pari grabitësi është shfaqur “blic” brenda ambientit të bankës, sapo punonjësi i sigurisë së derës së jashtme Fehmi Cullhaj është larguar në tualet për nevojat personale.

Cullhaj, në dëshminë e tij para policisë ka deklaruar se: “...Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së bankës. Derën e bankës nuk e mbylla nga brenda, pasi kam harruar instiktivisht...”.

Së dyti një rastësi e çuditshme është dhe fakti se grabitësi ka hyrë në bankë dhe është shfaqur drejt arkës, kur pikërisht 3 arkëtaret e kësaj banke sapo kishin marrë valutën financiare.

Si rregull ato duhet të mbanin një shumë financiare në arkë, jo më tepër se 30 milion lekë. Por ja që ditën e ngjarjes nën kërcënimin e armës së grabitësit, 3 arkëtaret i kanë dorëzuar në total rreth 60 mijë euro.

Këto veprime të dyshimta, kanë ngritur disa pikëpyetje të forta për grupin hetimor, duke krijuar bindjen se grabitësi në këtë rast mund të ketë bashkëpunuar me një punonjës të personelit të kësaj bankë, që atë ditë ndodhej brenda në bankë.

Deri në këto momente, këto mbeten vetëm dyshime të forta, por pa mundur të sigurohen provat bindëse për një bashkëpunim mes grabitësit dhe punonjësit të bankës, me qëllim grabitjen e shumave monetare nga arka e “OTP Bank”.

Më shumë se 5 persona janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Aktualisht asnjë person nuk është identifikuar dhe arrestuar nga policia si grabitës.

Ndërkohë ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë kanë vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e sigurisë së bankës, shtetasin Fehmi Cullhaj. Roja akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. //Elton Qyno për SyriTv

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese