Sasia e sekuestruar
Policia greke në Igumenicë ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar si turk, pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kanabisi.
Gjatë kontrollit të automjetit të tij privat, oficerët gjetën 102 pako me kanabis të papërpunuar, të vendosura në sediljet e pasme dhe në bagazhin e makinës.
Sipas mediave sasia e drogës e sekuestruar arrin në 109 kilogramë e 364 gramë, ndërsa dyshohet se ajo ishte ngarkuar në automjet pasi kishte kaluar kufirin e gjelbërt me Shqipërinë.
Makina u konfiskua dhe ndaj 43-vjeçarit të arrestuar është ngritur një çështje penale për shkelje të ligjit mbi narkotikët. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Sondazh
Poll
