Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Protestuesja i hedh në qafë qenit flamurin kombëtar shqiptar, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesja i hedh në qafë qenit flamurin kombëtar shqiptar,
Qeni me flamurin shqiptar në qafë, protesta Tiranë

Teksa prej 9 ditësh, me mijëra qytetarë zbarkojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec, një moment i komentuar gjerësisht në rrjet, është regjistruar gjatë tubimit.

Flamuri kombëtar shqiptar, për të cilën shqiptarët kanë luftuar me djersë e gjak për ta mbrojtur,  shfaqet i vendosur rreth qafës së një qeni të një protestueseje.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga newsbomb.al, pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku prej ditësh “vlojnë” zërat e mijëra shqiptarëve, të cilët protestojnë me motivimin për të mbrojtur vendin dhe flamurin më të bukur në botë, një protestuese shfaqet me qenin e saj, sipër të cilit ka vendosur si dekor flamurin.

Fotoja në fjalë po bën xhiron e rrjetit, ndërsa kërkohet që rasti konkret të përballet me ligjin, pasi ky veprim i cilësuar si vandalizëm, po fyen dinjitetin e shqiptarëve të cilët derdhen në shesh në rastet kur nuk dakordësohen për diçka që sipas tyre cënon disa nga të drejtat e njeriut. 

Protestuesja i hedh në qafë qenit flamurin kombëtar shqiptar,
Qeni me flamurin kombëtar në qafë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese