Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Linda Rama merr pjesë në mbrëmjen dedikuar Tefta Tashko Koços, por vëmendjen këtë herë e merr Zaho! Sa shumë është rritur djali i saj

Shkruar nga Newsbomb
Linda Rama merr pjesë në mbrëmjen dedikuar Tefta Tashko
Linda Rama dhe Zaho

Në Vlorë është zhvilluar një mbrëmje e veçantë kulturore kushtuar një prej figurave më të mëdha të muzikës shqiptare, Tefta Tashko Koço, e cila u rikthye simbolikisht në vëmendjen e publikut pas afro 90 vitesh përmes një podkasti skenik të konceptuar si një udhëtim artistik dhe emocional në jetën dhe veprën e saj.

Mes të ftuarve në këtë mbrëmje kulturore u vu re edhe prania e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, e cila kësaj here nuk ishte e shoqëruar nga kreu i qeverisë, por nga djali i saj, Zaho. I rritur tashmë, ai u shfaq përkrah së ëmës në këtë aktivitet artistik.

Linda Rama merr pjesë në mbrëmjen dedikuar Tefta Tashko
Linda Rama me Zahon

Podkasti skenik, i konceptuar si një rrëfim i gjallë artistik, solli në vëmendje trashëgiminë e vyer të Tefta Tashko-Koços, duke e rikthyer figurën e saj në qendër të kujtesës kulturore shqiptare përmes një formati bashkëkohor që ndërthurte narracionin me interpretimin muzikor.

Kjo mbrëmje e cila ishte ideuar nga Blerina Bodinaku, u vlerësua si një ndërthurje e suksesshme mes historisë, artit dhe kujtesës kulturore, duke i dhënë publikut një mënyrë të re për të përjetuar jetën e një prej zërave më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bruna Mersini (@brunamersini)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese