Hapësire reklamuese

FCB Bomb

FOTO-LAJM! 6 ditë më parë u largua nga Partia Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Shkruar nga Newsbomb
FOTO-LAJM! 6 ditë më parë u largua nga Partia Socialiste,
Marjana Koceku ne proteste © Isa Myzyraj

Pas largimit nga grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar ditën e sotme protestës në Tiranë, ajo është fotografuar në mes të qytetarëve.

Kujtojmë se Marjna Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”, njoftoi para 6 ditëve  largimin e saj nga Partia Socialiste dhe u deklarua si e pavarur, pas zhvillimeve të fundit me protestat kundër resortit në Zvërnec. Kjo deklaratë e Koçekut u përball me një lumë kritikash e mbështetjesh në sferën politike.

Teksa ditën e sotme, kryeministri e ka injoruar rastin e deputetes gjate mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në momentin që është sjellë për diskutim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese