Admir Kandeli
Kuvendi zhvilloi ditën e djeshme një seancë maratonë prej rreth 14 orësh, e cila zgjati edhe pak pas mesnate, kur edhe kryeministri Edi Rama shkoi.
Duke qenë se seanca u zgjat edhe pas mesnate, para se të niste votimi Ulsi Manja mori fjalën për t’i uruar ditëlindjen deputetit të Lezhës, Admir Kadelit, i cili feston 37-vjetorin.
“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, dua t’i uroj ditëlindjen kolegut tonë dhe mikut tim, Admir Kadeli. Gëzuar 37-vjetorin dhe veç të mira paç!”, tha Manja.
Sondazh
Poll
