Një pilot i kompanisë britanike Ravenair, ka tërhequr vëmendjen në Mbretërinë e Bashkuar pasi gjatë një fluturimi testues i cili zgjati dy orë, shkroi në qiell mesazhin “I’m bored” (Jam i mërzitur), duke përdorur trajektoren e avionit.
Sipas të dhënave të platformës Flightradar24, avioni u nis nga Liverpool dhe për rreth 20 minuta fluturoi në mënyrë të tillë mbi zonën kufitare mes Anglisë dhe Uellsit, sa formoi qartë fjalët në hartën e fluturimit.
Kompania Ravenair sqaroi se bëhej fjalë për një fluturim testues, pasi në avion ishte zëvendësuar një cilindër i motorit dhe duhej verifikuar funksionimi i tij. Ndërsa menaxheri, u shpreh me humor se piloti “ndoshta ishte pak i mërzitur”, por shtoi se manovra kërkonte shumë aftësi pilotimi.
Në përfundim avionic rezultoi plotësisht i sigurt për fluturime të tjera dhe piloti nuk do të përballet me masa disiplinore.
