Ditën e sotme para Kryeministrisë është duke u zhvilluar protesta e 28-të e qytetarëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë Eurodeputeja e njohur italiane, Ilaria Salis, i është bashkuar zyrtarisht tubimit të qytetarëve shqiptarë, ku është parë mes protestuesve.
Kujtojmë se ka qenë vet Salis, e cila e ka lajmëruar ardhjen e saj më parë, teksa po ashtu në në Parlamentin Europian ka folur në mbështetje të protestës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputetja e grupit të "Të Gjelbërve" në Parlamentin Europian konfirmoi praninë e saj, duke e quajtur protestën një "lëvizje të jashtëzakonshme popullore". Ajo u shpreh se do ta kalojë fundjavën mes protestuesve dhe aktivistëve.

