Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Grabitja spektakolare e Luvrit, pas librit së shpejti edhe film

Shkruar nga Newsbomb
Grabitja spektakolare e Luvrit, pas librit së shpejti edhe film
Muzeu i Luvrit

Vjedhja spektakolare e bizhterive në Luvër, në tetor të vitit të kaluar pritet të sjellë së shpejti një film të ri hollivudian. Bazuar në raportimet e mediave franceze, projekti kinematografik do të drejtohet nga regjisori francez Gavras dhe do të mbështetet në librin investigativ “Main basse sur le Louvre”, i cili publikohet më 27 maj.

Libri i shkruar nga gazetarët Jean-Michel Décugis, Jérémie Pham-Lê dhe Nicolas-Charles Torrent, rikthen në vëmëndje detajet e grabitjes spektakolare, të 19 tetorit, përfshirë këtu dokumente dhe materiale të papublikuara më parë.

Filmi pritet të dalë në kinema gjatë vitit 2028, ndërsa titulli dhe aktorët ende nuk janë bërë publikë. Ngjarja që tronditi Francën dhe jo vetëm ndodhi në mes të ditës, kur katër persona arritën të hynin në Galerinë Apollo të muzeut dhe të vidhnin nëntë bizhuteri historike me vlerë rreth 88 milionë euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese