Hapësire reklamuese

FCB Bomb

“Më në fund po flasim pa frikën se do marrim 4!” FJALIMI i mësueses që “ngriti peshë” zemrat e protestuesve: Arsimi nuk funksionon, jam këtu për nxënësit dhe babain tim... (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Më në fund po flasim pa frikën se do marrim 4!”
Artenisa Lami

“Në arsim asgjë nuk funksionon!” Kjo ishte thirrja e një mësueseje të re gjatë protestës së të shtunës, video e së cilës bëri “xhiron” e rrjetit.

Gjatë fjalës së saj zysha e artit Artenisa Lami “ngriti peshë” në emocione zemrat e të gjithë të pranishëmve në protestë, por edhe të atyre që e dëgjuan nga ekrani i celularit. Lami u shpreh se tashmë nuk kishte më frikë të ngrinte zërin, dhe se qe nxitur edhe nga nxënësit e saj që të merrte pjesë në protestë.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu sot me ju, sepse ndjej forcë dhe nuk kam aspak frikë dhe më në fund jemi të gjithë bashkë këtu. Doja të flisja më shumë sepse nxënësit e mi, gjithmonë më kanë thënë “zysha unë kam shumë dëshirë të flas atje, fol ti për neve, ne jemi shumë të lumtur, më në fund prindërit tanë janë të lumtur” Ne jemi më në fund të lumtur sepse po flasim dhe kemi mundësi të tregojmë të vërtetën dhe jemi të gjithë bashkë” është shprehur ajo ndër të tjera.

Teksa më tej shprehet se tashmë në arsim asgjë nuk funksionon, dhe se është e lumtur që më në fund mund të ngrejë zërin. Në përfundim ajo ia dedikon prezencën e saj në protestë të atit, për të cilin thotë se pavarësisht se nuk ka mundësi të marrë pjesë, e ndjek protestën çdo ditë derisa përfundon.

Artenisa Lami: Jam shumë e lumtur që jam këtu sot me ju, sepse ndjej forcë dhe nuk kam aspak frikë dhe më në fund jemi të gjithë bashkë këtu. Doja të flisja më shumë sepse nxënësit e mi, gjithmonë më kanë thënë “zysha unë kam shumë dëshirë të flas atje, fol ti për neve, ne jemi shumë të lumtur, më në fund prindërit tanë janë të lumtur” Ne jemi më në fund të lumtur sepse po flasim dhe kemi mundësi të tregojmë të vërtetën dhe jemi të gjithë bashkë.

E dini? Nëpër shkolla, në të gjithë shkollat tashmë flitet vetëm për këtë protestë, edhe pse mund të na thonë pushoni nuk është protesta ajo që duhet të bëni, keni arsimin, keni çdo gje...arsimi nuk funksionon, asgjë në arsim nuk funksionon dhe më në fund kemi të drejtë të flasim pa frikën se mos marrim ndonjë 4, edhe vërtet nuk kam fikë për të marr 4 se dal këtu ju kam juve të gjithëve dhe të gjithë kemi njëri-tjetrin, kështu që le të bëhet çfarë të bëhet tani.

Dhe e fundit jam jashtëzakonisht e frymëzuar ndaj nuk doja të shkruaja asgjë sepse fjalët burojnë vet dhe më në fund kemi mundësinë të shprehim gjithëçka që kemi vuajtur për kaq shumë vite. Dhe unë vij nga rrethet, dhe babi nuk fle asnjë natë pa e çuar protestën deri në fund, sepse s’ka mundëri vet të vojë këtu dhe sot jam këtu për të për t’i thënë që unë do flas gjithmonë për të dhe ai do jetë jashtëzakonisht i lumtur për ndryshimin që ne do bëjmë dhe ne do bëjmë ndryshim dhe kjo është e sigurt. Thjesht të mos dorëzohemi: Rama jepe dorëheqjen!

video nga © korcablog.com_

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese