Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Mitro Çela kujton historinë me Sokol Olldashin: Kur ministri shkoi në Bruksel për autostradën Fier-Vlorë, atje refuzuan të firmosnin për pelikanin kaçurrel të Nartës (PROTESTA SOT)

Shkruar nga Newsbomb
Mitro Çela kujton historinë me Sokol Olldashin: Kur ministri shkoi
Ilustrim: Mitro Çela kujton historinë me Sokol Olldashin

Gazetari, publicisti dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Mitro Çela ka ndarë një shënim të shkruar vite më parë për ndërtimin e autostradës Fier-Vlorë dhe pengesat që dolën në Bruksel për miratimin e saj, për shkak se "cënohej" shtëpia e pelikanit kaçurrel të Nartës.

Nisur nga protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë për Zvërnecin dhe emërtimi i lëvizjes qytetare si "Revolucioni i Flamingove", Mitro Çela sjell me humor edhe ngjarjen e dy dekadave më parë, sa në Bruksel e sa në Tiranë.

Shkruan Mitro Çela

PELIKANI KAÇUREL

-Në prostestat e qytetarëve kundër Ramës dhe Berishës, del edhe një simbol: pelikani kaçurel.

(Dhe flamingot. Në shumë kronika të shtypit të huaj protesta quhet: Revolicioni Flamingo.”)

Vite më parë kam bërë një esse për pelikanin kaçurel.

Rruga Fier - Vlorë ishte parashikuar të ndërtohej me finacim të Bashkimit Evropian.

U bë projekti I rrugës.

U bënë llogaritë për fondet.

Në Bruksel, për të firmosur livrimin e fondeve, shkoi një delegacion.

E kryesonte ministri I Transportit Sokol Olldashi.

Kur ministri nga Shqipëria priste të hidhej  firma, ekspertët e Brukselit kundërshtuan.

Mes ministrit dhe një eksperti, u zhvillua një bisedë me nota surealiste.

Ministri:- Kush ëshë shkaku që nuk paranoni të hidhni firmën?

Eksperti:- Pelikani kaçurrel!

Ministri:- Çështë kjo marrëzi?! Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për zoga të egra?!

Eksperti:- Zoti ministër! Ruani gjakftotësinë! Zëvendës ministri juaj i Mjedisit, Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë  së cilës do të kalojë rruga Fier - Vlorë, rriten zogj të rrallë.

Me paratë e BE nuk mund të lejojmë “pushkatimin” e pelikanit kaçurrel?!

Do të ishte një akt çnjerëzor!

Evropa e idealeve të Miteranit, Kolit, Margaret Teçerit dhe Tini Bler nuk do të lejojë dhe as  ka për të lejuar kurrë, të abuzohet mbi te drejtën për të jetuar, e drejtë e dhënë nga Zoti, për pelikanin kaçurrel të pafajshëm?!

Zoti I bekftë, zogjtë dhe kafshët e egra, që jetojnë në trojet shqiptre!

Në inat e sipër ministri mori në telefon Berishë.

Nuk kam informacion për bisedën.

Unë di pasojat, sipas tregimit të zëvendës ministit të Mejdisit Taulant Bimo…

-Mesnatë. Isha shtrirë në krevat. Bie telefoni…Ishte Kryeministri!...

Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë.

Kryeminstri u fut drejt e në teme:

- Ke shkruar ndonjë letër për Brukselin kohët e fundit?

-Jo!

-Mendohu mire?!

Vrava  mendjen… Përsëri thashë: “ Jo!”…

-Për  pelikanin kaçurrell nuk ke bërë ndonjë letër?

U kujtova...Më erdhi zemra në vend…

Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri.

Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurel.

“Libri, me sa duket do ketë rënë në duar e ndonjë eksperti të BE, - I thashë Kryeministrit.”

-Duhet gjetur një kompromis, - tha Berisha duke qeshur.- Të lutem, bëj një letër për Brukselin…

-Po atë natë, tregon Taulan Bimo, “thura” një letër diplomatike për vlerat dhe rëndësinë që ka pelikani kaçurel për fatet e Shqipërisë.

Hodha idenë: Rruga Fier- Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen koregjimet e domosdoshme për mbrojtjen e pelikanit kaçurel.…

Pasi në projekt u shtuan disa rrjeta, ekspertët e Brukselit u bindën dhe  miratuan fondet për ndërtimin e rrugës…

Kush nuk e beson tregimin tim, le të marri rrugën për në Vlorë.

Në autostradë, afër Panajasë, si fantazmë në mes te fushës, janë ndërtuar disa prita me rrjeta.

Koment:

Debati është bërë në vitin 2006.

BE si institucion nuk ka lëvizur nga Brukseli. Edhe idetë për mjedisin nuk janë “fshirë”. Janë betonuar- një ndër kushtet për antarësim në BE.

Ekspertët e viteve ‘2000 kanë dalë në penson. Edhe lidershipi.

Ekspertët e rinj flënë mbi dafini.

Heshtin kur e dinë se aeroporti i Vlorës, është “armik” për shtegëtimin e flamingove dhe pelikanit kaçurel.

Bëjnë hosona për projektet e Zvërnecit dhe Nartës, që “pushkatojnë” mjedisin?

Po lidetër e BE? Disa-anonimë. Disa - pa autorit. Disa me origjinë nga vende të vogla-Lukseburgu. Malta.

Ish zv.ministra të shkarkuar. Ish deputetë pa karierë. Ish “Yes” menë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese