Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Momenti simbolik i prerjes së tortës në Bruksel, Edi Rama rikthen fotografinë dhe uron Ditën e Europës: Shqipëria është më afër se kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Momenti simbolik i prerjes së tortës në Bruksel, Edi Rama rikthen
Momenti simbolik i prerjes së tortës në Burksel, 17 Nëntor 2025

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën këtë të shtunë me një fotografi të shkrepur Nëntorin e kaluar në Bruksel, ku ai, komisionerja e Zgjerimit Marta Kos dhe ministrja e jashtme daneze Marie Bjerre, presin tortën për përmbylljen e grupkapitujve të Shqipërisë në rrugën drejt BE.

"Mirëmëngjes, dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan kryeministri Edi Rama.

Më 17 Nëntor 2025, Shqipëria arriti një moment historik në procesin e negociatave të pranimit në BE, me hapjen e Grupit të fundit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që u mbajt në Bruksel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese