Presidenti amerikan Donald Trump është gjetur mbrëmjen e djeshme në një nga pozicionet ndoshta më ironike të karrierës së tij. Vetëm pak javë pasi në samitin e NATO-s deklaroi se "nuk donte të kishte më të bënte me Spanjën" dhe urdhëroi ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare, ai u detyrua t'u dorëzonte futbollistëve spanjollë trofeun e Kupës së Botës 2026 në MetLife Stadium.
Trump kujtojmë se i shpalli një “luftë” të hapur diplomatike Spanjës, duke i quajtur “humbës” për shkak të refuzimit të Spanjës për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të GDP-së dhe bllokimit të bazave për operacionet në Iran. Trump pati deklaruar prerazi se SHBA do të ngrijë çdo shkëmbim tregtar.
Por fusha nuk kishte këtë skenar, pasi Spanja u shpall kampionja e re e botës duke mposhtur Argjentinën 1-0.
Por nuk mbaron me kaq pasi ka qenë Trump, ai i cili shkeli protokollin e FIFA-s duke mos u larguar nga podiumi pas dorëzimit të trofeut. E megjithatë ai u oërpoq të qetësojë ujërat në fund të mbrëmjes pasi u shfaq pranë Kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez dhe deklaroi se Spanja "ka pranuar kushtet e SHBA-së" dhe se marrëdhëniet tani janë sërish "kordiale".
President Donald J. Trump presents the World Cup Trophy to Spain, the 2026 @FIFAWorldCup Champions! ???? pic.twitter.com/SHsoBhYm1b
— The White House (@WhiteHouse) July 19, 2026
