Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka zyrtare e organizuar në Pallatin Elysee, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve.
Në këtë mbrëmje me pjesëmarrjen e liderëve të shumtë ndërkombëtarë, Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama e cila si edhe në daljet e tjera zyrtare, u shfaq e veshur plot elegancë dhe stil.
Në fotot e postuara shihet kreu i qeverisë teksa bisedon me mikun e tij dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte si dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçic.
Darka e zhvilluar në Pallatin Elysee mblodhi së bashku krerë shtetesh dhe qeverish, në një aktivitet të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron, në kuadër të samitit që synon forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse.
