Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar nga disa efektivë policie mbërriti në Gjykatën Administrativem, ndërsa në dorë mbante një libër me kopertinë në ngjyrë portokall goxha të njohur për njerëzit.
Siç mund ta shikoni dhe në fotot e mëposhtme, Veliaj mban në duar librin filozofik të Senekës, përmes së cilit bëhet një krahasim mes fyerjes dhe dëmit pasuror. Një “gjetje” për t’u paraqitur në një seancë gjyqësore në të cilën ai pretendon se akuzat e ngritura nga prokurori Dado për korrupsion, ndaj tij, janë të pavërteta.
Ndaj prej kohësh Veliaj kërkon që të rrëzohet Dekreti i Presidentit të Shqipërisë, në 2008, përmes së cilit Dados i është dhënë statusi Prokuror.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Veliaj mbërrin në Administrativen me libër në dorë. Edhe në gjyqin e bërë më 2 prill të këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës është parë duke hyrë brenda gjykatës me libër në duar.
Mesazhi i librit filozofik “Mbi durimin e të urtit”
Duke i shkruar këto dialogje filozofike , Seneka e fut veten në hullinë e një tradite të gjatë, ku kryeveprat e Platonit janë për ne shembujt njëherësh më të hershëm e më të përkryer. Në këtë traktat, Seneka rreket t’i përligjë “bashkëbiseduesit” të vet, Serenusit, një paradoks stoik, sipas të cilit “të Urtin nuk e prek as padrejtësia, as fyerja”, dhe nëpërmjet kësaj, që ta bindë të Urtin të ecë ende më tutje në një udhë ku siç duket Serenusi është futur që prej pak kohësh.
Marrësi në këtë dialog duket se është ende në hapat e parë të konvertimit në stoicizëm, siç e dëshmojnë këtë hapja e dialogut dhe ngurrimet e shumta që autori ia mvesh mikut të vet të ri. Në veçanti, ky mik s’arrin ta pranojë idenë sipas së cilës ky i Urtë stoik do të rrinte i pacenuar nga ajo që e prek aq fort.
Në fakt, në atë kohë ai është prefekt i rojave të Neronit, dhe nga ana tjetër, në shërbim të dashurive të perandorit dhe të dashnores së këtij të fundit, Akte: kjo pozitë e veçantë nuk është se s’i shkaktoi ca kokëçarje.
