Hapësire reklamuese

Aktualitet

Maks Haxhia në sfidë me veten, rikonfirmohet në krye të Dhomës së Avokatisë dhe rrugëton drejt dekadës së tretë në detyrë si Kryetar

Shkruar nga Newsbomb
Maks Haxhia në sfidë me veten, rikonfirmohet në krye të
Maks Haxhia, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Ish-kryeprokurori dhe profesori Maks Haxhia është rikonfirmuar në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë. Zgjedhjet janë zhvilluar këtë të premte, datë 19 Qershor dhe me shumicë votash, Maks Haxhia do të vazhdojë të jetë në detyrë edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar.

Newsbomb.al mëson se anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të DHASH, 96 të pranishëm, kanë votuar me 92 vota PRO rizgjedhjes së Haxhisë, ndërsa 4 vota të tjera janë shpallur të pavlefshme.

Maks Haxhia mban kreun e Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 2000 dhe sot është konfirmuar edhe mandati i tij i ri, duke rrugëtuar drejt tre dekadave si kryetar dhe pa asnjë kandidat tjetër përballë.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ka nisur prej orës 13:00 në ambientet e kompleksit "XIBRAKU" në Tiranë dhe përveç zgjedhjes së kryetarit, avokatët kanë votuar edhe për anëtarët e Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.

Referuar Statutit të DHASH, për Komitetin Drejtues janë zgjedhur gjithsej 15 anëtarë. Neësbomb.al mëson 10 prej tyre janë zgjedhur nga Dhoma e Tiranës, kurse 5 të tjerë nga dhomat e rrethave.

Kryetari i zgjedhur Maks Haxhia, bashkë me Kryetarin e Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, Klodjan Skënderaj, i cili u zgjodh pak javë më parë, janë automatikisht anëtarë të Komitetit Drejtues, për shkak të funksionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese