Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avokati i Popullit “i mëshon” respektimit të minimumit jetik: Ka pensione nga 10 mijë lekë, nuk mund të jenë poshtë 22 mijë lekëve për frymë

Shkruar nga Newsbomb
Avokati i Popullit “i mëshon” respektimit të minimumit
Endri Shabani

Avokati i Popullit Endri Shabani, ka kërkuar minimumin jetik, i cili sipas përllogaritjeve nuk mund të jetë nën 220 euro. Këtë Shabani e deklaroi para Komisionit për të drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2025.

“Shtatë vjet më parë institucioni ynë ishte institucioni i parë publik që llogariti pragun e minimumit jetik në Shqipëri. Që nga ajo kohë, me indeksimin e inflacionit, sot kufiri i varfërisë është 22 000 lekë në muaj për frymë. Përballë këtyre shifrave, realiteti i mbrojtjes sociale flet vetë. Ne ende kemi pensione nën 10’000 lekë në muaj apo ndihmë ekonomike nën 9 000 lekë në muaj, çka është më pak se gjysma e këtij minimumi jetik”, u shpreh Shabani.

Avokati i Popullit i këkroi Kuvendit Shqyrtimin e projektligjit për Avokatin e Popullit, duke kërkuar zgjerimin e mandatit të veprimit edhe në sektorin privat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese