Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoqata e Mbrojtjes së Natyrës, PPNEA: “Vjosë–Nartë” dhe “Pishë Poro–Nartë” janë një zonë e vetme, emërtimin e ndryshoi qeveria në 2022 (HARTAT)

Shkruar nga Newsbomb
Shoqata e Mbrojtjes së Natyrës, PPNEA:
PPNEA: “Vjosë–Nartë” dhe “Pishë Poro–Nartë” janë një zonë e vetme

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) thotë se nuk ka asnjë debat real mes emërtimeve “Vjosë–Nartë” dhe “Pishë Poro–Nartë” ku përfshihet dhe Zvërneci.

Sipas saj, kronologjia është e thjeshtë: prej 2004 deri në vitin 2022, zona e mbrojtur njihej zyrtarisht si “Vjosë–Nartë” dhe përfshinte Lagunën e Nartës, Zvërnecin dhe habitatet përreth si një ekosistem i vetëm.

Pas një vendimi të qeverisë në vitin 2022, kufijtë dhe emërtimi administrativ u ndryshua dhe u bë “Pishë Poro–Nartë”. Por kjo nuk ndryshon realitetin në terren.

Shoqata e Mbrojtjes së Natyrës, PPNEA:
PPNEA: “Vjosë–Nartë” dhe “Pishë Poro–Nartë” janë një zonë e vetme

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka publikuar edhe hartën e ndryshimeve administrative, por qartësisht duket se kemi të bëjmë me një zonë, sepse i ndryshëm është vetëm emërtimi administrativ.

Në dokumente shkencore dhe ndërkombëtare vazhdon të përdoret shpesh “Vjosë–Nartë”, sepse është emri me të cilin zona është njohur. Pra, nuk ka dy zona të ndryshme në natyrë, por një zonë të vetme me emra të ndryshëm administrativë.

"Në fund, natyra nuk ka nevojë për interpretime të ekzagjeruara. Ajo nuk fiton dhe nuk humbet nëpër deklarata. Ajo ose mbrohet realisht, ose fragmentohet realisht, pavarësisht se si quhet në dokumente apo në postime", shkruan PPNEA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese