Java e ardhshme pritet të sjellë një ndryshim të ndjeshëm të motit në të gjithë vendin, me rritje të temperaturave dhe kushte kryesisht të qëndrueshme.
Sinoptikani Elvi Jahaj bëri të ditur se ditët e para të javës do të karakterizohen nga mot i kthjellët, ndërsa nuk do të mungojnë vranësirat dhe reshjet lokale të shiut në zonat kodrinore dhe malore.
Po ashtu, ajo është shprehur se ditën e martë dhe të mërkurë temperaturat do të shkojnë deri në 24 gradë.
“Për fillim e javës së ardhshme do të kemi kushte të qëndrueshme, mot të kthjellët, por nuk përjashtohen vranësirat në ditën e martë e të mërkurë. Këto do të shoqërohen me reshje shiu në relievet kodrinore dhe malore. Ndërkohë ditën e sotme pritet që temperaturat të shkojnë 36/37 gradë, ashtu edhe për ditët në vijim.
Sa i përket vlerave minimale në mëngjes, do të kenë rritje minimale deri në 24 gradë, pra netë tropikale. Ditën e martë dhe të mërkurë, vlerat do të ndihen deri në 41 gradë. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, rreth 4/5 metra për sekondë," u shpreh sinoptikani.
