Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shoku i ngushtë e preu në besë dhe e qëlloi me plumb pas koke, DETAJE TRONDITËSE nga vrasja e Eglant Koçit: Familjarët kanë identifikuar trupin

Shkruar nga Newsbomb
Shoku i ngushtë e preu në besë dhe e qëlloi me plumb pas
Ilustrim: Vendi i rrëmbimit, autori Armand Shakaj dhe i riu Eglant Koçi

Pas më shumë se dy javësh kërkime intensive, policia ka gjetur ditën e djeshme një trup të dekompozuar në një zonë të thellë malore, në humnerë, në fshatin Cerujë, mes Tiranës dhe Elbasanit. Dyshimet e para të grupit hetimor qenë se bëhej fjalë për Eglant Koçin, 34-vjeçarin që rezultonte i zhdukur prej datës 4 qershor. Teksa kanë qenë familjarët e tij,  që shkuan në vendngjarje sapo morën vesh lajmin, ata të cilët bënë të mundur identifikimin e trupit të Eglantit.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë, pasi mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar të jetë shkaktuar nga një armë zjarri. Teksa trupi i pajetë i 34-vjeçarit është dërguar në morg ku do t’i nënshtrohet një ekspertize të detajuar mjekoligjore.

Kujtojmë se ditën e djeshme një trupi i pajetë i 34-vjeçarit u konstatua nga dronët e policisë në një humnerë të vështirë për t’u aksesuar. Në vendngjarje u angazhuan forcat speciale RENEA për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe kryerjen e procedurave të identifikimit.

Si ndodhi ngjarja? 

Eglant Koçi u pa për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Ëilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motomjet. Nga pamjet e publikuara edhe nga Neësbomb.al i riu shihej edhe në një servis automjetesh, vetëm pak orë para se të humbte çdo kontakt me familjarët.

Një ditë më vonë, më 5 qershor familjarët denoncuan zhdukjen e tij në polici, duke vënë në lëvizje autoritetet. Gjatë ditëve në vijim specialistët e Krimeve të Rënda arritën të gjenin motomjetin e 34-vjeçarit pranë zonës së “5 Majit”, ndërsa më pas identifikuan edhe ambientin ku ai dyshohet se ishte dërguar pas rrëmbimit.

Sipas hetuesve, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar Armand Shakaj i njohur ndryshe si “Mand Dhelpra”, i cili dyshohet se më pas ka transportuar 34-vjeçarin me automjet.

Hetimet janë përqendruar kryesisht te një konflikt i mundshëm që lidhet me kriptovalutat. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Koçi posedonte në telefonin e tij një sasi të konsiderueshme asetesh digjitale, pistë që konsiderohet ndër motivet kryesore që mund të kenë çuar në rrëmbimin dhe më pas eliminimin e tij.

Policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj, i cili dyshohet si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së të riut, mikut të tij. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.

Një tjetër element i rëndësishëm i dosjes lidhet me automjetin tip “Porsche” që dyshohet se është përdorur për transportimin e trupit. Sipas hetimeve më 6 qershor Shakaj dyshohet se ka përdorur edhe një karrotrec për të lëvizur automjetin drejt zonës së Ibës, me qëllim shmangien e kontrolleve policore dhe fshehjen e gjurmëve.

Verifikimet e kamerave të sigurisë kanë ngritur dyshime se trupi i 34-vjeçarit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë pas humbjes së kontakteve me familjarët.

Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, ekspertët kriminalistikë konstatuan njolla gjaku në brendësi, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike. Rezultatet e ekspertizës pritet të luajnë një rol kyç në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese