Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrugët e Tiranës ziejnë në ditën e 19-të të protestës qytetare, marshimi vijon prej rreth 4 orësh

Shkruar nga Newsbomb
Rrugët e Tiranës ziejnë në ditën e 19-të të
Rrugët e Tiranës ziejnë në ditën e 19-të të protestës qytetare

Protesta qytetare vijon në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës edhe mbrëmjen e sotme, prej rreth katër orësh. Tubimi ka nisur prej orësh 19:00 në bulevardin përpara Kryeministrisë, por protestuesit qëndruan aty më pak se zakonisht, pasi rrethuan me shpejtësi sapo mësuan se deputetët ishin atje.

Marshimi i tyre e detyroi kryetarin Niko Peleshi të mbyllte me urgjencë seancën plenare, duke deklaruar se diskutimet shtesë ishin tërhequr, ndërsa kryeministri, ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë në drejtime të ndryshme.

"Ju erdhi fundi" ishte një nga shprehjet që turma brohoriti për disa minuta, derisa u kthye sërish pas drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Këtë herë, protestuesit u ndalën përpara selisë së Partisë Demokratike, duke përsëritur thirrjet se bashkë me kryeministrin Edi Rama, nga skena politike duhet të largohet edhe lideri opozitar Sali Berisha. Mes protestuesve dhe militantëve të PD pati sharje në distancë.

Rrugët e Tiranës ziejnë në ditën e 19-të të
Rrugët e Tiranës ziejnë në ditën e 19-të të protestës qytetare

Qytetarët e ndalën marshimin nën zyrën e Edi Ramës dhe për më shumë se një orë mbajtën fjalime.

Ashtu siç është bërë traditë e përnatshme, protestuesit janë duke ecur në këmbë në rrugët kryesore të Unazës së vogël të Tiranës, siç kanë deklaruar pas episodit në Rinas që u duk se e dëmtoi frymën qytetare, me mijëra në numër dhe më të njëjtat thirrje.

Sonte është nata/dita e 19-të e protestës qytetare dhe ditën e shtunë është paralajmëruar pjesëmarrje edhe më masive pasi diaspora është nisur dhe do të vijë drejt Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese