Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trupi i pajetë i Eglant Koçit u gjet në humnerë, familjarët udhëtojnë drejt fshatit Cerujë në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Trupi i pajetë i Eglant Koçit u gjet në humnerë,
Eglant Koçi

Familjarët e Eglant Koçit kanë mbërritur në vendngjarje, në zonën pranë fshatit Cerujë në Elbasan, ku këtë të enjte u gjet një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej rreth dy javësh.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka lokalizuar trupin në një zonë të thellë dhe të vështirë për t’u aksesuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe familjarët e Koçit, të cilët po presin konfirmimin përfundimtar nga autoritetet.

Eglant Koçi u pa për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motomjet. Nga pamjet e publikuara edhe nga Newsbomb.al i riu shihej edhe në një servis automjetesh, vetëm pak orë para se të humbte çdo kontakt me familjarët.

Një ditë më vonë, më 5 qershor familjarët denoncuan zhdukjen e tij në polici, duke vënë në lëvizje autoritetet. Gjatë ditëve në vijim specialistët e Krimeve të Rënda arritën të gjenin motomjetin e 34-vjeçarit pranë zonës së “5 Majit”, ndërsa më pas identifikuan edhe ambientin ku ai dyshohet se ishte dërguar pas rrëmbimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese