Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar, i cili u kap duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N. Xh., 40 vjeç, banues në Krujë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Fushë-Milot, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Gjatë një operacioni të zhvilluar në territorin e fshatit Fushë-Gjormë, shërbimet e policisë zbuluan 1,820 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia sekuestroi gjithashtu dy automjete, një telefon celular dhe sende të tjera që pritet t’i shërbejnë zbardhjes së plotë të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin
Finalizohet operacioni i koduar “Vigjilenca 2”, goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Gjormë.
Kapet në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe vihet në pranga 1 shtetas. Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Në vijim të kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar dhe në punën operative, finalizuan operacionin e koduar “Vigjilenca 2”.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Fushë Gjormë, u gjetën 1820 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasin N. Xh., 40 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për kultivimim e këtyre bimëve.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Fushë Milot, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e këtij rasti.
Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë tërritorin e qarkut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
