Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga “Loku”, “Vlora” deri te “Hidrauliku”! ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve

Shkruar nga Newsbomb
Nga “Loku”, “Vlora” deri te “Hidrauliku”!
Ilustrim: SKYECC, Koceku, Sota

Në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit goditën dy grupet kriminale të dyshura  për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Teksa kujtojmë se në total u lëshuan 20 masa sigurie, prej të cilave 15 “arrest me burg” dhe 5 të tjera “arrest shtëpie”, duke përfshirë biznesmenë dhe persona që dyshohet se drejtonin këto rrjete kriminale.

Ashtu si pothuaj të  gjitha organizatat kriminale edhe ky grup ka pasur bazën e komunikimit SKYECC, teksa në dosjen e SPAK janë zbuluar kodet që përdoreshin nga krerët e grupit.

Alfredo Hamzai: I’m back/Vlora

Indrit Kulaj: Gamba

Luçiano Koçeku:loku / loku neë/ loku idlehail / self

Abedin Koçeku: Hidrauliku

Astrit Vladi: Sky it

Kastriot Vladi: Tesla

Ervin Koçeku: Vin/ vin lokut

Elvis Vladi: VVVVVV

Drtitan Aga: Nari

I paidentifikuar-laborator: 12123

I paidentifikuar-shumat monetare: Bro Pm

Skënder Sufa: morris/marananej

I paidentifikuar-rasti Birmingam: Billi/prada/rs2

Orgest Briçaj: doraemon

Orest Sota: Vlora

Elton Mehmeti: Nito

Adrian Rama: DOHA

Arsen Gerbi: NOTARI

Dionis Hoxha: D.2

Kujtojmë se sipas hetimeve në krye të dy organizatave kriminale qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, të cilët dyshohet se kanë organizuar dhe koordinuar aktivitete të gjera të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese