Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në hyrje të Elbasanit, autobusi humb kontrollin dhe përplaset me tabelën e një karburanti

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në hyrje të Elbasanit, autobusi humb kontrollin dhe
Foto nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, një autobus ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me tabelën e një pike karburanti, duke shkaktuar dëmtime materiale. Më pas, mjeti ka përfunduar pranë ambientit të stacionit të furnizimit me karburant.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, zjarr apo pasoja të tjera serioze.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese